top of page

Lexoni Programin 3

3.Partia Shpresa Demokrate garanton një Shqipëri të lirë e demokrate, ku do të mbizotërojë liria e fjalës dhe e mendimit të shtetasve shqiptarë.

a.Partia Shpresa Demokrate, me politikat e saj, do të synojë krijimin e kuadrit ligjor dhe respektimin e lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut, të sanksionuara në aktet ndërkombëtare. Nisur nga koncepti i saj politik, kjo parti siguron të drejtat e liri tëtilla, si e drejta e jetës, liria personale, e drejta për të kërkuar rivendosjen e një të drejte të shkelur, barszia përpara ligjit, liria e fjalës dhe e shtypit, e organizimit partiak e tubimit (paqësor,) e peticionit, e drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur jo jo për t’u (emëruar -votuar.) e drejta e levizjes së lirë Brënda vëndit dhe jashtë tij.               

b.Partia jonë dhe e juaja do t’I japë fund, një herë e përgjithmonë, zhvleftësimit dhe denigrimit të institutit të votës së lirë, personale, të fshehtë dhe të barabartë. Nuk mund të lejohen më nëpërkëmbja dhe përdorimi për interesa personale i votës dhe i vullnetit të zgjedhësve nga një grup antishqiptarësh. Të gjithë ata do të marrin atë që meritojnë dhe do të paguajnë çmimin e vërtetë të dëmit, që i kanë sjellë e po i sjellin aktualisht kombit tonë. Ne garantojme se vlera e votës do të ngrihet në kufijtë e së shënjtës. Vullneti i zgjedhësit do të jetë ai që do të përcaktojë çfarë është e mirë dhe çfarë jo, kush mund të qevërisë e kush jo.

Lini një Përgjigje  -  Anuloje përgjigjen  Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. 

Fushat e domosdoshme shënohen   

(Your email will not be shown.)             Koment

bottom of page