top of page

Lexoni Program 1

PROGRAMI I SHPRESA DEMOKRATE

PARTIA SHPRESA DEMOKRATE _____PROGRAMI_____ Partia Shpresa Demokrate është parti "demokrate e djathtë" mbi bazën parimeve të demokracisë së djathtë amerikane. Është partia jonë partia dhe e juaja, është partia, e cila u hap dyert dhe u jep rastin të punojnë për prosperitetin e kombit shqiptar të gjithë shqiptarëve patriotë.  Partia Shpresa Demokrate u hap dyert pa dallim të gjithë intelektualëve nacionalistë ,Që deri tani kanë qëndruarë në heshtje; të rinjve, grave, punëtorëve e fshatarëve, të cilët e duan këtë vënd të begatë, të lulëzuar, të përparuar e me dinjitet, përkrah vëndëve të tjera të zhvilluara të Botës. Partia Shpresa Demokrate, duke pasur si qëllim prosperitetin e kombit shqiptar, duke e konsideruar veten si e vetmja shpresë shpëtimi për një komb, të cilin politikat anti- kombëtare të qevëritarëve të deritanishëm e kanë zhytur në prapambetje e mjerim dhe po e çojnë drejt shpërbërjes e shkatërrimit, u bën thirrje të gjithë bijve të denjë të këtij vëndi të bashkohen në të njëjtin front dhe të shtrëngojnë radhët për të punuar e luftuar me mjete vërtet demokrate për një çështje kaq madhore siç është zhvillimi e përparimi politik e ekonomik i vëndit dhe vendosja në vënd e dinjitetit tonë kombëtar për ngritjen e funksionimin e shtetit ligjor mbi bazën e parimeve demokratike, për vlerësimin e vullnetit e të personalitetit të çdo shqiptari dhe realizimin e interesave dhe të drejtave të çdo shtetasi.  Partia Shpresa Demokrate është e vetmja parti, tek e cila të gjithë shqiptarët me gjak, gjuhë e shpirt duhet të shikojnë simbolin e së ardhmes së ndritur të një vëndi të sfilitur e të zhytur në papunësi, skamje, korrupsion, degradim moral, të një vëndi ku deri tani janë zhvlerësuar vlerat e vërteta kombëtare , është denigruar dinjiteti i një kombi nga më të vjetrit dhe factor i rëndësishëm histrik edhe në përparimin e shtetëve evropiane.                           ________PROGRAMI_______ 1. Qëllimi i Prtisë Shpresa Demokrate Partia Shpresa Demokrate është parti e Djathtë, e organizuar mbi bazën e parimeve të demokracisë amerikane…, nga të rinjtë intelektualë e patriotë shqipëtarë, më qëllim ardhjen në pushtet dhe për të marrë përsiper, me përgjegjësi të plotë përpara kombit, misionin e nxjerrjes së tij nga kriza ekonomike, politike dhe morale, ku e kane zhytur politikat antishqiptare te ushtruara nga qevërisjet e derisotmë. Partia Shpresa Demokrate është e vetmja që do të përmbushë interest e shtetasve kudo dhe kurdoherë, Programi i saj është mishërim i aspiratave më të ngushta, ku do të gjejë veten më së miri çdo shtetas. Ajo kërkon mbështetjen e të gjithëve dhe u garanton shtetasve përmbushjen e detyrimëve të tyre në aspektin ekonomik e shoqeror. Partia Shpresa Demokrate merr përsipër hedhjen e themelëve të shëndosha për ndërtimin e funksionimin e shtetit mbi bazën e parimeve të një demokracie të vërtetë e të qëndrueshmë, ngritjen e dinjitetit kombëtar dhe rritjen e respektit ndaj vëndit tonë në arenën ndërkombëtare, duke e vëndosur kombin dhe shtetin tonë në pozita të barabarta politike, ekonomike e morale me shtetet e tjera të Botës së përparuar perëndimore. 

Lini një Përgjigje  -  Anuloje përgjigjen  Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. 

Fushat e domosdoshme shënohen   

(Your email will not be shown.)             Koment

bottom of page